Kryeministri Zaev: Për Kurban Bajram ju porosis që ta përkëdhelni të mirën e dallimeve

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar besimtarët mysliman për festën fetare Kurban Bajram duke ju dëshiruar ditë festive të hareshme, të begatshme, të shëndetshme dhe në atmosferë të mirë, transmeton Portalb.mk.

Zaev në telegram urimin e tij porosit qytetarët që ta përkëdhelin të mirën ndaj njëri tjetrit, të mirën ndaj dallimeve.

“Festa e Kurban Bajramit porosit që ta përkëdhelim të mirën ndaj tjetrit, të mirën e dallimeve. Kjo është porosi motivuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që së bashku të vazhdojmë ta fuqizojmë shoqërinë tonë si një shoqëri për të gjithë, si një rrugë e vetme drejt shtëpisë së përbashkët, në të cilën çdo qytetar ka kushte jetësore të njëjta, lumturi dhe realizim të qëllimeve personale”, thuhet në telegram urimin e kryeministrit Zaev.

Kryeministri Zaev ka uruar që kjo festë çdo besimtari t’i sjellë “paqe, solidaritet dhe bereqet”.

LEXO: Kryeparlamentari Xhaferi: Uroj që Kurban Bajrami t’ju gjejë me shëndet të mirë
LEXO: Partitë politike në Maqedoni urojnë besimtarët mysliman për Kurban Bajram

Maqedonia dhe bota islame festojnë Kurban Bajramin! Gëzuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button