Përfundoi edicioni i 58-të i “Verës së Ohrit”

Me performim të shfaqjes teatrale “Iliada” nga Homeri, në regji të Jernej Lorenci, ndërsa në bashkëproduksion të Teatrit  Popullor Slloven – SNG Drama Lubljana,  Shtëpisë së Cankarit dhe Teatrit të qytetit nga Sllovenia, mbrëmë u përmbyll edicioni i 58-të i festivalit “Vera e Ohrit”.

Gjatë 40 ditëve të kaluara publiku kishte mundësi të shikojë një numër të madh të ngjarjeve muzikore dhe shfaqje teatrale. Morën pjesë rreth 800 artistë nga 27 vende të botës. Në më shumë skena performuan emra të njohur nga vendi dhe jashtë tij, transmeton MIA.

Drejtoresha e “Verës së Ohrit”, Suzana Vrencovska këtë edicion të festivalit e vlerësoi si një nga më të suksesshmit, duke theksuar se edicionet e ardhshme do të jenë një shkallë më lartë për nga cilësia.

Seleksionuesi i programit muzikor Vaso Ristov nënvizoi se Ohri sërish ishte metropol e vërtetë kulturore, e cila tërhoqi vizitorë të shumtë si nga Maqedonia, ashtu edhe nga vende të tjera. Seleksionuesi i dramave Aleksandar Popovski vërejti se publiku reagon në lloje të ndryshme të zhanreve dhe për vitin e ardhshëm paralajmëroi pjesëmarrje të më shumë teatrove nga Maqedonia.

Sipas statistikës, sivjet ka rritje të shitjes së biletave, ndërsa është shënuar on-lajn blerje nga më shumë vende.

Udhëheqësia e festivalit për vitin e ardhshëm planifikon ndryshime të shumta dhe përmirësim të kushteve për artistët dhe publikun, me vërejtje të përbashkët se Ohrit i nevojitet sallë koncertesh me çka manifestimet e mëdha nuk do të varen nga kushtet e motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button