Indonezi, tërmetet kanë marrë jetën e 483 personave

Si pasojë e tërmeteve në ishullin Lombok të Indonezisë të paktën 483 persona e kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Harry Hikmet, zyrtar në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Sigurisë në një deklaratë me shkrim tha se 483 persona kanë humbur jetën në tërmetet që ndodhën gjatë dy javëve në ishullin Lombok në lindje të vendit.

Në deklaratë thuhet se është rritur në 471 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin 7 ballë më 5 gusht në ishull, ndërsa kanë humbur jetën 12 të tjerë në tërmetet 6.3 dhe 6.9 ballë që ndodhën ditën e djeshme.

Bëhet e ditur se më shumë se 800 tronditje janë regjistruar në ishullin Lombok në 15 ditë.

Si pasojë e tërmeteve në rajon ishte njoftuar se janë dëmtuar gjithashtu edhe rreth 2.000 ndërtesa.

Përderisa vazhdojnë ende punimet e kërkim- shpëtimit nëpër rrënoja, ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button