Muslimanët e Bosnjë e Hercegovinës falën namazin e Kurban Bajramit (VIDEO)

Në prani të një numri të madh besimtarësh, në xhamitë e Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH) u fal namazi i Kurban Bajramit, me çka filloi njëra nga kremtat më të mëdha muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia qendrore në BeH, u mbajt në xhaminë e Gazi Husrev Beut në Sarajevë, të cilës i priu Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në BeH, Hussein ef. Kavazoviq, i cili mes tjerash tha se “vërsulja mbi qenien tonë shpirtërore dhe biologjike, tani është e sigurt se nuk do të pushojë, njëjtë siç nuk do të pushojë vërsulja mbi vendin tonë, ndërsa nuk do të pushojë as mohimi i të drejtave të njeriut dhe krimeve të kryera dhe glorifikimi i kriminelëve”.

“Nëse nuk u përmbahemi udhëzimeve të Perëndisë, do të humbasim dhe nëse nuk i besojmë njëri-tjetrit, nuk do të jemi të sigurtë. Besimi na mëson se çdo vepër njerëzore, në mënyrë që të pranohet tek Allahu duhet të jetë si një lot i pastër, si në qëllim ashtu edhe në kryerje të saj. Kjo është ajo të cilën e kemi parë tek Ibrahim as me djalin e tij Ismailin”, porositi Kavazoviq, i cili dërgoi urime të veçanta, siç tha, vëllezërve tanë në Serbi, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Falja e namazit të Kurban Bajramit në Bosnjë e Hercegovinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button