Maqedoni, manifestimi qendror i Kurban Bajramit në xhaminë e Mustafa Pashës (VIDEO)

Manifestimi qendror në Maqedoni u mbajt në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve dhe figurave fetare, kishte të pranishëm edhe ministra qeveritarë si dhe deputetë në Kuvendin Republikan.

Fillimisht, besimtarët falën namazin e sabahut, pas çka për rreth një orë vijoi një program i pasur nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), ku organizatori kishte përgaditur recitime nga Kur’ani dhe këndim të ilahijeve.

Hutben e Bajramit në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, i cili mungoi në eventin solemn, e lexoi nxënësi i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Orhan Zendeli, i cili përçoi mesazhin për paqe dhe bujari.

“Përkushtimi ndaj një jetimi, ndaj një plaku, ndaj një nënë skamnore, ndaj një nxënësi apo studenti në nevojë, të gjitha këto mund ta kenë peshën e një kurbani, prandaj vepra të mira pa ndalë, bëjini për Allahun sepse ashtu gjithmonë do të jeni nën mëshirën e tij dhe të shpërblyer në këtë botë dhe në botën tjetër”, ishte mesazhi i kryetarit të BFI.

Maqedonia dhe bota islame festojnë Kurban Bajramin! Gëzuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button