Basha: Qytetarët s’e meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin

Përmës një video të shpërndarë në rrjetet sociale kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se në ndryshim nga propaganda e qeverisë së Edi Ramës, Shqipëria vijon të mbushë me drogë Evropën.

Basha shprehet se nga janari deri në korrik në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar.

Sipas tij deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për parekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.

“Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.

Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar”, shkruan Basha.

Për kreun e opozitës Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen  e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit, transmeton Lajmi.net.

“Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit.

Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.

30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin.

Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar”, thuhet në video.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button