Jankulloska për benzinën e policisë: Zgjedhjet janë kah fundi, harxhuam çdo gjë që kishim!

Se resurset shtetërore janë harxhuar për kampanja partiake u dëshmua edhe një herë në seancën e sotme të rastit “Titanik”. Në disa “bomba” u dëgjua se policia përskaj obligimeve zyrtare, në zgjedhjet e vitit 2011, ka kryer edhe urdhra partiak, transmeton Fokus, përcjell Portalb.mk.

Në njërën nga bisedat mes Gordana Jankulloskës dhe Mile Janakieski është zbuluar se Janakieski është i pakënaqur pasi policë nga Strumica ishin dërguar në Tetovë, për këtë shkak një lagje rome në Strumicë ka ngelur pa mbikëqyrje, gjegjësisht kanë mundur lirisht të blihen votues.

“Nuk ka njerëz, nga Strumica keni tërhequr 30 persona në Tetovë”, ka reaguar Janakievski ndaj Jankulloskës.

Ajo nga ana tjetër i thotë se ata janë njerëz nga njësia speciale dhe se mund t’i kthej, por siç thotë nuk ka nevojë.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka njerëz, problem është që nuk ka benzinë. Askund nuk kemi benzinë jo vetëm në Strumicë. Zgjedhjet janë kah fundi dhe gjithçka që kishim harxhuam. Kemi nga 20 litra në stacion. Për mbikëqyrje njerëzit shkojnë me vetura private. Nëse ka vrasje shkojnë me veturat e tyre”, thotë Jankulloska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button