Qeveria planifikon të ndajë 1.5 milion euro për dëmet në Suharekë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar kanë vizituar Komunën e Suharekës, për të parë nga afër gjendjen pas vërshimeve dhe për t’i ofruar përkrahje qytetarëve të kësaj zone.

Sipas kryeministrit Haradinaj, Qeveria ka hyrë në obligime për sanimin e pasojave, qoftë familjare, biznesore apo infrastrukturore.

“Falënderoi të gjithë qytetarët e Suharekës, ekipet emergjente, Policinë, FSK-në e Zjarrfikësit për mobilizimin e treguar që të mos ketë humbje të jetëve të njerëzve nga këto vërshime. Dëmet janë të mëdha por do të sanohen”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se do të ndiqen procedurat për sanimin e dëmeve dhe se Qeveria në mbledhjen e radhës që do të mbahet pas dy ditëve do të ndajë shumën për sanimin e dëmeve.

Shuma që do të ndahet nga Qeveria do të jetë rreth 1.5 milionë euro ndërsa një pjesë do të ndahet edhe nga Kuvendi Komunal. Vetëm në bujqësi dëmet llogaritet të jenë mbi 350 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button