Deputetët konfuz për fushatën e referendumit

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë janë konfuzë për atë se kush dhe si do e udhëheqë fushatën e referendumit për çështjen e emrit. Të zgjedhurit e popullit tani po e presin vendimin final të Qeverisë së Zaev dhe kreut të Kuvendit, njofton Alsat M.

Deputet i shumicës parlamentare Goran Milevski thotë se të mërkurën pas koordinimit me kreun e Kuvendit Talta Xhaferi, pritet që të mësohen detaje të reja për fushatën. Sipas tij nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë secili deputet në vete do e mbështet fushatën ashtu siç mendon së është më së miri.

Deputeti i Besës së Kasamit, Fadil Zendeli vlerëson se Kuvendi nuk ka kompetenca për të udhëhequr fushatën për referendumit. Zendeli thotë se shumë faktorë tjerë si OJQ-të dhe intelektaulët janë lënë jashtë kornizave të fushatës për referendum, e që sipas tij, ka mjaftë ndikim negativ.

I paqartë ende mbetet qëndrimi i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së nëse do e bojkotojë, përkrahë apo kundërshtojë referendumin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button