Kryetari i Kuvendit të Greqisë: Marrëveshja për Emrin do të ketë shumicë të zgjeruar në Kuvend

Kur të vijë për votim në Kuvendin e Greqisë, Marrëveshja e Prespës për çështjen e emrit do të fitojë shumicë të zgjeruar, deklaruar kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis, duke folur për radion greke “Real FM”, njofton Portalb.mk.

“Besoj se çështja maqedonase dhe Marrëveshje e Prespës do të ketë shumicë të zgjeruar në Kuvend nga ajo që tani po supozohet, mu për shkak se në muajt e ardhshme do të ketë mundësi, të fillohet me konferencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për çështje kyçe për të cilat ekzistojnë papajtueshmëri të caktuara logjike, të arsyeshme ose tjera, që të sqarohet çështja dhe mendoj se do të ketë konsensus të gjerë”, thotë Vucis.

Në lidhje me papajtueshmëritë dhe paralajmërimet e partnerit koalicionues në Qeveri, Panos Kamenos, se për shkak të Marrëveshjes do ta rrëzojë Qeverinë, kryetari i Kuvendit thotë se çdokush ka të drejtë të marrë përgjegjësi.

“Kur kemi përfundim të tillë, gjegjësisht kur do të kalojë marrëveshja nëpër shumë vështirësi që ekzistojnë në vendin fqinj dhe kur të vijë për votim në Kuvend, atëherë çdokush do ta marrë përgjegjësinë”, thotë kryetari i Kuvendit dhe sqaroi se “presidenti i shtetit nuk a kurrfarë roli në rastin konkret, ndërkaq një Qeveri mund të rrëzohet vetëm me propozim për votëbesim”, ashtu siç ishte iniciuar nga Demokracia e Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP