Padi penale kundër një banori nga Nikushtaku për kontrabandë të emigrantëve

Sektori i Punëve të Brendshme-Kumanovë parashtroi padi penale kundër S.A.(22) nga fshati Nikushtak, për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale “kontrabandë të emigrantëve”.

“Më 19 gusht në orën 07:30 në Kumanovë  në fshatin Lojane, nga ana e nëpunësve policorë është vërejtur një automjet motorik  “Opel vektra” i drejtuar nga i paraqituri se si qarkullon drejt fshatit Vaksincë, i cili në shenjën e dhënë STOP nuk ka ndalur. Pas një kohe të shkurtër automjeti është ndalur  dhe gjatë kontrolleve të kryera në automjet janë gjetur tetë emigrantë nga Irani”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Emigrantët janë akomoduar në Qendrën e Pranimit për të Huaj Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button