Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në një takim me Grupin Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë që ta mbrojë veten.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Strategjia e Sigurisë është përgjigja që institucionet e vendit duhet të kenë për të gjitha sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, transmeton Zëri.

“Strategjia e Sigurisë është përgjigja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, përballë kërcënimeve potenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button