Provoni jogën, do keni dashuri më të mirë

Problemet në marrëdhënie më së shpeshti janë pasojë e stresit, pamundësisë për relaksim, por edhe arritjes së kënaqësisë në momentet intime.

Ndërsa sapo trupi të relaksohet, gjaku fillon të rrjedhë lirshëm nëpër arterie dhe qarkullon deri në gjenitale. Organet  në këtë mënyrë pranojnë më shumë gjak që për meshkujt do të thotë ereksion më i mirë dhe më i gjatë, ndërsa për femrat ndjeshmëri e shtuar e klitorisit.

Joga përveç që njeriut i jep fleksibilitet dhe muskuj bukur të ndërtuar- si edhe përparësi të ndryshme fizike dhe psikike- në radhë të parë shërben për çlirimin nga stresi. Duke e praktikuar jogën, në trup shtohet sensualiteti, vetëbesimi dhe energjia. Ata të cilët e praktikojnë jogën janë më të hapur dhe më intimë me partnerët dhe kanë orgazma më të mira, pjesërisht edhe për shkak të pozitës.

Disa nga pozitat më të preferuara për qarkullimin e gjakut janë ‘Upavistha Konasana’ dhe ‘Baddha Konasana’.

Rekomandohet edhe kombinimi i 12 pozitave të ndryshme që quhet ‘Surya Namaskar’, përmes të cilave mund t’i tendosni nervat në pjesën e pelvikut, gjë që është shumë e rëndësishme. Po ashtu, stimulohen hormonet, zvogëlohet kortizoli (hormoni i stresit) dhe vjen deri te baraspesha. Prandaj provojeni jogën, sepse sjell vetëm dobi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button