Maqedoni, pas pushimit deputetët sot kthehen në punë

Pas pushimit veror, deputetët prej sot do të fillojnë me aktivitetet e tyre të zakonshme në Kuvend.

Gjatë javës së ardhshme pritet të komunikohen edhe informacione për atë nëse dhe si deputetët dhe grupet e deputetëve do të marrin pjesë në  propagandën publike për referendum, por edhe nëse Kuvendi, si propozuesi i autorizuar, me përfaqësues të saj do ta vëzhgojë punën e organeve zgjedhore që do ta zbatojnë referendumin e 30 shtatorit, transmeton MIA.

Për sot në ueb-faqen e Kuvendit tashmë është caktuar seanca e Komisionit për çështje ekonomike, ndërsa për 29 gushtin, seanca e 58-të plenare. Deri nga mesi i javës pritet edhe takimi i parë koordinativ i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është raporti vjetor për Komisionin për mbrojtje të konkurrencës për vitin 2017.

Tash për tash për seancën e 58-të kuvendore në rend dite janë vendosur 19 pika, kryesisht ndryshime të ligjeve në lexim të parë.

Në takimin e fundit me gazetarët më 31 korrik kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se pas pushimeve duhet të pritet, Kuvendi do të zgjedh anëtarët e disa komisioneve të shkallës së dytë të cilët mbetën pa njerëz pas shkarkimit të tyre, por gjithashtu do të zgjidhet edhe drejtori i i Agjencisë operative-teknike (AOT).

Në shtator pritet të finalizohen ndryshime të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në takim në kuadër procesi Zhan Mone, në të cilën duhet të marrin pjesë edhe tre eurodeputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button