Nuk ka më ndihmë humanitare! Trump ndërpret dhënien e 230 milionë dollarëve për Sirinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të pezullojë dhënien e mjeteve në vlerë prej 230 milionë dollarë në vit për zhvillimin e Sirisë.

“Arabia Saudite dhe vendet tjera të pasura të Lindjes së Mesme do të fillojnë të paguajnë në vend të SHBA-ve. Dëshiroj të zhvillojë SHBA-të, ushtrinë tonë dhe vendet që na ndihmojnë”, shkroi Trump në Twitter, raporton AA, përcjell Gazeta e Re.

Paraprakisht, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, deklaroi se mjetet në vlerë prej 230 milionë dollarë të premtuara për vendosjen përsëri të stabilitetit në rajonet e çliruara nga DEASH-i në Siri, do të riorientohen në rajone tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP