A ishte Kosova pjesë e bisedimeve Merkel-Putin?

Presidenti rus, Vladimir Putin dje ka nxitur reagime kur vendosi të shkojë në dasmën e kryediplomates austriake Karin Kneissl në një fshat austriak.

Lideri autokrat rus, Putin, që u bë personazhi kryesor nga ky gazmend në Austri ku qëndroi vetëm dicka më shumë se një orë fluturoi drejt Gjermanisë, për bisedime me Angela Merkelin.

Nga takimi në Pallatin Mesenberg 70 kilometra larg Berlinit ku janë diskutuar tema të nxehta si Ukraina e gazësjellësi Nordstream, Merkel ka thënë se nuk pret rezultate speciale.

Nuk ka hollësi nëse Kosova mund të ketë qenë pjesë e bisedime edhe pse para takimit është spekuluar diçka e tillë.

Dy liderët nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët ndërkohë mediave u janë drejtuar vetëm para se të nisin takimin 3 orësh.

ImageImage

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP