Përse disa njerëz djersisin më shumë se ç’duhet, çfarë komplikacionesh shëndetësore sjell hiperdidroza?

Djersitja është forma më e shpejtë e çlirimit të trupit nga toksinat, me anë të secilës sekretohen lëndët e dëmshme siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin. Me ardhjen e verës pothuajse të gjithë djersisim më shumë, pasi temperaturat janë më të larta dhe djersitja bën një ruajtje të temperaturës midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme. Por nëse djersisim më shumë se ç’duhet?

Djersitja e tepërt ose e quajtur ndryshe si hiperhidroza, që për mjekët, përveçse një sëmundje e lindur, mund të jetë “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, e deri edhe sëmundjet malinje. Tek disa pacientë, prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale. Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9-16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko-fiziologjike të personit. Kjo dukuri shqetësuese dhe e bezdisshme, që shpesh nuk varet nga temperatura e mjedisit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës. Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë. Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim individual në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin.

Për të minimizuar djersitjen (hiperidrozën), këshillohet të përdoret sapun dhe detergjentë që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të bëhet kujdes për plagët e lëkurës sado të vogla qofshin, të shmangen alkooli, duhani, kafeja, erëzat pikante apo çdo veprim e kontakt që stimulon djersitjen. Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP