VMRO: Paratë e Armatës shkojnë për referendumin

VMRO-DPMNE-ja akuzon partinë në pushtet se po i keqpërdorë fondet e ministrive për të mbështetur fushatën e referendumit. Sipas tyre, LSDM-ja po i lë keq institucionet për të realizuar marrëveshjen me Greqinë, të cilën e konsiderojnë si të dëmshme për shtetin.

Aleskandër Nacev nga VMRO-DPMNE-ja drejtoi gishtin kah Ministria e Mbrojtjes duke e fajësuar të parën e këtij institucioni, Radmilla Sheqerinska për ndarjen e 1 milion eurove për mbështetjen e fushatës për referendumin. Sipas Nacev, këto para duhet të ishin dedikuar aty ku e kanë vendin, në përmirësimin e kushteve të ushtarëve, transmeton Alsat M.

Qeveria bën analiza dhe javën e ardhshme do të dalë me të dhënat konkrete. Ende definohen të gjitha hapat që do të ndërmerren se çka do të hyjë në atë fushatë dhe kur do të ketë Qeveria një qëndrim zyrtarë do të ju informojë. Qeveria në përgjithësi bën analizë për mundësitë buxhetore, kur të ketë detaje të reja do të dalë dhe do t’i prezantojë në publik- tha Mila Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button