Itali, rishikim koncesioneve pas tragjedisë në Genova

Tragjedia e Genovës ka ndezur mekanizimin e rishikimit të mbarëvajtjes së koncesioneve në Itali.

Qeveria e formuar nga “5 yjet” dhe “Lega Nord” ka kërkuar verifikimin e zbatimit të punimeve dhe mirëmbajtjes për 25 kontrata koncesionare për autostradat dhe 130 të tjera për diga dhe hidrocentrale.

Lista është edhe më e gjatë, po të përfshish edhe projektet që janë në varësi të Entit Shtetëror (italian) të Rrugëve, apo veprat e kontrolluara nga pushteti lokal, transmeton Top Channel.

Brenda 1 shtatorit, kush ka në varësi një rrugë apo vepër kombëtare duhet t’i dërgojë Ministrisë italiane të Infrastrukturës një raport mbi gjendjen e konservimit dhe të mirëmbajtjes.

“Pikënisja është e qartë. Rishikimi i të gjithë sistemit të koncesioneve të autostradave dhe të impianteve hidrike dhe elektrike, por fundi është i pasigurtë”, thotë e përditshmja ekonomike “Il Sole 24 ore”.

Çdo gjë do të varet nga ajo sesa është e mundshme shtetëzimi i veprave, një ide kjo e hedhur disa herë në publik këto ditë.

Në lupë është vënë koncesionari “Autostrade per l’Italia”, që kishte në varësi urën e shembur, për të cilin ka filluar tashmë procedura e anulimit të kontratës. Por, kjo është vetëm njëra prej kontratave. Koncesionet e tjera janë pronë e grupeve të fuqishme publike apo private, të cilat tashmë janë të detyruara të bëjnë verifikimet e veprave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP