Tefejuz kthehet nga Turqia me tre medalje

Në një turne të fuqishëm në komunën e Yallovës, e cila organizoi lojëra ballkanike për të rinj, KM Tefejuz nga Shkupi u kthye me tre medalje.

Këto lojëra ishin në më tepër sporte, ndërsa në mundje na përfaqësoi KM Tefejuz me 9 mundës, tre nga të cilët u kthyen me medalje.

Erduan Memeti (59kg) fitoi medalje të artë, ndërsa Minir Rexhepi (42kg) dhe Ilin Angelovski (85kg) u stolisën me bronz.

Bashkë me KM Tefejuz prezent ishte edhe legjenda e mundjes shqiptare në Maqedoni dhe ish Jugosllavi Shaban Tërstena, të cilit iu bë pritje madhështore në Turqi. Mundësit e KM Tefejuz i udhëhoqi trajneri Nazmi Aliu./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button