Bota ka dy miliardë njerëz që jetojnë në varfëri

Me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës Humanitare, gjendja e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare përsëri është në fokus të opinionit botërorë. Janë publikuar të dhënat se 753 milionë njerëz jetojnë në varfëri të rëndë, ndërsa mbi 201 milionë njerëz në 134 vende të botës janë në gjendje nevoje për ndihmë.

Sipas të dhënave të publikuara, për shkak të përleshjeve dhe fatkeqësive natyrore të cilat janë regjistruar vitin e kaluar në botë, mbi 200 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

Rreth dy miliardë njerëz jetojnë me të ardhura mesatare prej 3.2 dollarë në ditë, kurse 753 milionë njerëz në botë jetojnë me 1.9 dollarë në ditë

Më së shumti ndihma humanitare vitin e kaluar janë dërguar në Siri, pastaj në Jemen. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2008 shpalli 19 gushtin si Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button