Samiti Merkel – Putin, takim pa rezultat

Sikurse u paralajmërua nga kancelaria gjermane Angela Merkel, takimi me presidentin rus Vladimir Putin, nuk prodhoi rezultate konkrete, pavarësisht se dy vendet duhet të mbeten në dialog të përhershëm për listën e gjatë të problemeve me të cilat përballen, transmeton Vizion Plus.

Takimi zgjati rreth tre orë, pavarësisht raportimit të mediave gjermane se kreu i shtetit rus u vonua 30 minuta, për shkak të dasmës së diplomates austriake.

Dy liderët, përveç situatës në Ukrainën Lindore, biseduan edhe për tubacionin e diskutueshëm të gazit të Detit Baltik Nord Stream 2, sanksionet amerikane kundër Rusisë, si dhe konfliktin në Siri.

Para takimit, Merkel dhe Putin mbajtën një konferencë të shkurtër për shtyp.

Angela Merkel: Jam e kënaqur të rifilloj dialogun e Soçit dhe të vijojmë bisedimet. Duke pasur parasysh konflikte shumë serioze në mbarë botën bashkëpunimi me Rusinë është thelbësor. Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë për të gjetur zgjidhje”.

Ndërsa presidenti rus u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të diskutojë për marrëdhëniet ruso-gjermane, dhe zhvillimi I bashkëpunimit reciprok.

Vladimir Putin: “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë të dy problemet e marrëdhënieve ruso-gjermane dhe çështjet ndërkombëtare aktuale. Theksoj se Rusia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të bashkëpunimit reciprok me Gjermaninë në sferat politike, ekonomike dhe të tjera. Gjermania është një nga partnerët kryesorë.

Mediat gjermane shkruajnë se në përgjithësi, Putin u paraqit në deklaratën e tij të shkurtër si një partner i vështirë bisedash. Por kreu i kremlinit theksoi se i kushton një rëndësi të madhe bashkëpunimit me Gjermaninë.

Vizita e Putin në Berlin është e para që nga fillimi i krizës në Ukrainë katër vjet më parë, ndërsa me kancelaren Merkel ky ishte samiti I 2 brenda tre muajve.

Pas takimit me kancelaren gjermane, Putin u kthye në Rusi mbrëmjen e së shtunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button