Barcelona – Pogba, po ndodh ‘çmenduria’ e madhe

Skuadra e madhe spanjolle, Barcelona ende e dëshiron mesfushorin Paul Pogba, por pas refuzimeve nga ana e Manchester Unitedit, katalunasit kanë vendosur ta shtyjnë transferimin e tij për vitin 2019.

Barcelona e kishte zgjedhur Pogban si njëri nga objektivat kryesor të afatit kalimtar veror.

Por, gjiganti katalunas ka parë një ofertë prej 55 milionë eurosh, që përfshinte edhe shërbimet e dy lojtarëve, të refuzohet nga skuadra nga Old Trafford.

Megjithatë, edhe përkundër vështirësive Barcelona nuk është zmbrapsur asnjëherë dhe e ka bërë të qartë se dëshiron shërbimet e francezit.

Gjigantët nga Camp Nou do të presin për ta transferuar yllin e Manchester Unitedit.

 Sipas mediumit anglez Express.co.uk, Barcelona ka lënë përpjekjet e tyre momentalisht dhe do të pres deri në vitin 2019 për ta transferuar atë, transmeton Ora info.

Me Djajtë e Kuq ngurrues për të shitur yllin e tyre pas mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier, Barcelona është e përgatitur të presë 12 muaj para se të bëjë një lëvizje tjetër.

Në anën tjetër, Unitedi i ka premtuar bonus francezit nëse refuzon transferimin te Barcelona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button