Mustafa: Populli shqiptar do ta kujtojë Kofi Annan për kontributin që dha për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shpreh pikëllim të thellë për vdekjen e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.

Mustafa thotë se Kofi Annan për punën e tij humanitare fitoi Çmimin Nobel për Paqe, transmeton Telegrafi.

“Populli shqiptarë do ta kujtoj Kofi Annan për kontributin e tij në periudhën e luftës në Kosovë dhe për rolin kyq të OKB-së në rindërtimin e paqes në Kosovë”.

“Kosova vlerëson kontributin e çmueshëm në promovimin e paqes të ish-Sekratarit të OKB-së, Kofi Annan, dhe në përhapjen e vlerave demokratike në Ballkanin e trazuar nga luftërat, si dhe në përkrahjen e të drejtës fundamentale të krijimit të shtetit të lirë.

Bota ka humbur një njeri të madh”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button