Londra i takon Bluve, Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit

Derbi i xhiros së dytë në Ligën Premier në sezonin 2018/19 mes Chelseat dhe Arsenalit ka përfunduar me rezuirltat 3-2 në të më të Bluve.

Skuadra e Maurizio Sarri ishte më e mirë në fushë dhe e ndihmuar nga publiku vendas arriti në fund fitore, transmeton Telegrafi.

Ishte Pedro ai që e hapi festivali e golave të pjesës së parë. Spanjolli shënoi në minutën e nëntë pas asistimit nga Marcos Alonso, ndërsa në minutën e 20-të shënoi edhe Alvaro Morata.

 Alvaro Morata fitoi duelim me Mustafin dhe arriti të shënojë në portën e Cech (Foto: Getty Images)

Kur të gjithë menduan se me këtë rezultat skuadrat do të shkojnë në pushim, në skenë doli Henrikh Mkhitaryan.

Së pari armeni shënoi në minutën e 37-të, e pastaj asistoi te Alex Iwobi (41’) për 2-2.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Chelseat dhe pas disa rasteve ishte Alonso (81’) ai që shënoi golin e fitores.

 Alonso në momentin e golit të fitores ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)
 Pas kësaj fitore Blutë renditen në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Arsenali në pozitën e 17-të me zero pikë.

Ndeshja e ardhshme e djelmoshave të Sarrit është ndaj Newcastle Unitedit, kurse ata të Unai Emery presin West Hamin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button