Rritet numri i viktimave nga shembja e urës në Gjenova të Italisë

Mediat italiane kanë raportuar se tre trupa janë gjetur pas shembjes së urës në Gjenova të Italisë, duke rritur numrin e viktimave në 41. Autoritetet deklaruan se viktimat u gjetën brenda një veture të shkatërruar nën urë, pas shkatërrimit.

Ata ishin tre anëtarë të familjes, duke përfshirë një fëmijë, që po udhëtonin me veturë për pushime, në mesin e 30 veturave, kur ura u shemb. Dy persona të tjerë ende janë të zhdukur derisa kërkim-shpëtimi po vazhdon, transmeton REL.

Presidenti italian Sergio Mattarella ka organizuar funeralin e 18 viktimave nën patronatin e shtetit. Mattarella dhe kryeministri Italian Giuseppe Conte, po udhëheqin homazhet në një ceremoni në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button