“Tetova evropiane” e papastër, Ceka: I fotografojnë koshat e plehrave pak para se t’i mbledhim mbeturinat (FOTO)

Qyteti i Tetovës gjatë kohës së vërës është i ngarkuar si në komunikacion po ashtu edhe nga mbeturinat. Temperaturave të larta dhe komunikacionit të dendur i shtohet edhe era e pakëndshme e mbeturinave që nuk pastrohen nga koshat e plehrave gjatë tërë ditës, shkruan Portalb.mk.

Ndërmarrja Publike Komunale (NPK Tetova), thotë se koshat për mbeturina pastrohet dy herë në ditë, ndërsa fotot që prezantohen nga individë të ndryshëm janë të bëra në orët e pas ditës ose para mesnatës para se të pastrohen dhe është normale që të njëjtat të jenë të plotë.

“Mbeturinat gjatë verës pastrohen dy herë në ditë, është absurde ajo çka shohë në rrjete sociale dhe nga individ të ndryshëm që mundohen të fajësojnë ndërmarrjen, me këtë që më thoni ju se mbeturinat nuk pastrohen unë nuk pajtohen pasi që mbeturinat dhe koshat për mbeturina pastrohen dy herë në ditë, edhe atë pasdite nga ora 14:30 deri ora 15:00 dhe një herë para mesnatë në pas orës 23:00. Ka individë të caktuar që bëjnë foto pak para se të pastrohen dhe mundohen të fajësojnë ndërmarrjen se gjoja nuk është duke i pastruar mbeturinat”, thotë për Portalb.mk, drejtori i NPK-së Xhelal Ceka.

Por nga partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët thonë se keqmenaxhimi i komunës ka bërë që Tetova të lë edhe imazh të keq te të huajt që vijnë në Tetovë. Ata thonë se kanë kërkuar dhe revizion të komunës për të parë se si harxhohen të hollat e qytetarëve dhe nuk mirëmbahet qyteti ashtu si duhet.

“Është jo e logjikshme që tetovarët te kenë prioritet a kanë qytet të pastër dhe si ku ti menaxhojnë mbeturinat. Bota çdo ditë me inovacionet e sajë ajo zhvillohet ndërsa qyteti jonë stërmbushet çdo ditë me mbeturina dhe kjo për ne si Aleancë është e pa pranueshme për shumë arsye, një ndër to është imazhi i keq ndaj të huajve dhe qyteteve tjera që duan t’iu veshin tetovarëve. Lind pyetja pse kështu? Ne përgjigjen e konstatojmë se institucionet e komunës kanë menaxhim të dobët në menaxhimet publike, harxhojnë mjetet pa llogari dhënie, fryrje të harxhimeve nga furnizimet publike, me një fjalë paratë e qytetarëve keqmenaxhohen nga institucioni komunë. Ne Aleanca për Shqiptarët dega Tetovë jemi drejtuar deri tek institucioni i revizionit shtetërorë i R.M të bëjë kontrolle dhe transparencë se si janë harxhuar mjetet e qytetarëve nga institucioni komunë. ASH Tetovë ka plan menaxhues dhe projekt për deponi regjionale ko do të jetë zgjidhje afatgjate e mbeturinave në këtë qytet“, thotë për Portalb.mk, Altrim Mamuti, kryetar i degës së Tetovës nga  Aleanca për Shqiptarët .

Këto ditë, nëpër rrjetet sociale është publikuar një video e premtimeve të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila në zgjedhjet e vitit 2013, premtoi qytet evropian, ndërkaq në një deklaratë tjetër gjatë fushatës zgjedhore ajo thotë se Tetova do të shkëlqejë.

“Unë e shohë një qytet urban me infrastrukturë efikase rrugore, linja të rregullta të transportit publik, parkingje nëntokësore, ambient të pastër jetësor dhe parqe të gjelbra që ruhen e mirëmbahen, Grumbuj mbeturinash që shtohen çdo ditë”.

Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:

Poralb.mk  ka bërë fotografi në kohë të ndryshme të koshave për mbeturina duke para se shumica e tyre janë të pa pastruar dhe aspak të mirëmbajtur. Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar numrin e banorëve të Tetovës në periudhën e verës. Për këtë është krijuar nevoja që autoritetet të kujdesen më shumë në mirëmbajtjen e pastërtisë, të cilën mund ta vlerësoni vetë në fotot e mëposhtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button