Rreth 1.6 milionë pelegrinë myslimanë nisen në Haxh

Arabia Saudite po përgatitet për organizimin e Haxhit, duke filluar të dielën, derisa 1.6 milionë besimtarë myslimanë kanë arritur në Mekë, transmeton REL.

Peligrinazhi prezanton një nga pesë shtyllat e islamit dhe kërkohet që të paktën një herë gjatë jetës të vizitohet nga myslimanët.

Ditët e fundit, besimtarët kanë arritur në Mekë nga e gjithë bota, duke thirrur “Këtu jam Zot, i përgjigjem thirrjes tënde, këtu jam”.

Haxhi i mundëson besimtarëve të jenë më afër Zotit.

“Ndjejnat e mija janë të papërshkrueshme”, tha Imad Abdel Raheem, një pelegrin egjiptas.

Burrat që vizitojnë Haxhin vishen vetëm me një pelerinë të bardhë, që simbolizon bashkimin në mes të myslimanëve dhe barazinë para Zotit. Gratë veshin fustane të gjatë, mbulojnë flokët dhe nuk mbajnë grim për të shfaqur pastërtinë shpirtërore para Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP