Aksion për pastrim në Komunën e Çairit

Për herë të tretë Komuna e Çairit, Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” dhe Ndërmarrja Publike “Parqet dhe gjelbërimet” janë mobilizuar për të ngritur nivelin e pastërtisë publike në territorin e Komunës së Çairit, kësaj rradhe në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor.

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sëbashku me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani dhe përfaqësues të NP “Parqet dhe gjelbërimet” inspektuan në terren punën e shkëlqyeshme të 60 punëtorëve të NP “Higjiena Komunale”, 50 të NP “Parqet dhe gjelbërimet” dhe 40 punëtorëve të angazhuar të Komunës së Çairit, të cilët nga dita E Enjte (16.08.2018) me makinerinë e nevojshme të pastrimit po vërshojnë territorin e Komunës sonë për atmosferë festive në ambient më të pastër. Aksioni do të zgjasë deri ditën E Hënë (20.08.2018).

Ky aksion në rradhë të parë ka parasysh pastrimin e pikave kritike ku krijohen deponi mbeturinash siç janë këto lokacione: Teqja në Dyqanxhik, Kurshumli Han, ish hapësira e Higjienës Komunale, lagja Topanë, hapësira afër SH.F. “Kongresi i Manastirit, si dhe deponitë e krijuara në Çarshinë e Vjetër dhe përgjatë rrugës së njohur si Rruga e Plastikave. Poashtu institucionet apelojnë deri te të gjithë personat fizik dhe juridik që të mos bëjnë ndotjen e ambientit jetësor pasi do të shqiptohen dënime rigoroze pas monitorimit që do të bëjnë eko patrolat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP