PD akuzon Ramën: Pse hesht për deputetin Çyrbja?

Selia Blu ka reaguar sërish për përgjimet e dala të deputetit të PS-së për Qarkun e Durrësit, Jurgis Çyrbja.

Në një deklaratë për mediat, Ervin Salianji akuzoi Ramën se po i del ne mbrojtje deputetit te tij duke i kycur gojen edhe prokurorise, per te mos lejuar arrestimin e Jurgis Cyrbjes, transmeton Vizion plus.

“Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti I Edi Ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës. Kryeministri, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 oresh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?!Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”, tha Salianji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP