Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Shfrytëzuesit e objekteve në rrethinën  e motelit “Belvi” në komunën e Gazi Babës sot do të jenë pa energji elektrike nga ora 7:30 deri në orën 10:30.

Nga ora 11 deri në orën 17 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Jurumleri, komuna e Gazi Babës dhe një pjesë e lagjes Ilinden, transmeton Mia.

Të hënën nga ora 9 deri në orën 12 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Studeniçan, ndërsa nga ora 9 deri në orën 13 shfrytëzuesit e ndërtesës nr.9 në rrugën “Metodija Mitevski” në komunën Çair.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndalesën për furnizim me energji elektrike është kryerja e punëve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni” SHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP