Grant prej dy milionë eurove për furnizim të sistemeve fotovoltaike për 35 komuna

Kopshtet, shkollat, ndërtesat e komunave dhe objekte tjera publike në komunat, do të mund vetë të prodhojnë vetë energji elektrike nga sistemet fotofurnizuese, të cilat do të ndahen përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve ekonomike të Ministrisë së Financave.

Bëhet fjalë për grant prej dy milionë eurove përmes komponentës IPA të Bashkimit Evropian, të cilat do të dedikohen për furnizim të sistemeve fotovoltaike për objekte publike.

Nga Ministria e Financave sot komunikuan se granti është dedikuar për 35 komuna në katër rajone me BPV më të ulët për kokë banori dhe se komunat do të duhet t’i identifikojnë objektet, tek të cilët do të jetë më e dobishme të instalohen sisteme të këtilla, transmeton Mia.

Me kërkesë të Qeverisë, Bashkimi Evropian u dakordua që të sigurojë 15,5 milionë euro për zhvillim të infrastrukturës reale. Vlera e përgjithshme e programit, duke përfshirë edhe bashkëfinancimin nga ana e Qeverisë, arrin 20,7 milionë euro.

Programin e implementon Ministria e Financave, ndërsa ajo administrohet nga ana e Bankës Botërore si segment i veçantë për IPA-n, investime rurale në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale. Këto mjete u akordohen komunave në formë të granteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP