Musonet vranë një mijë persona. Indi, rreshjet më të forta të një shekulli

Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë 324 jetë njerëzish, transmeton Top Channel. 

Në përpjekjet e shpëtimit është përfshirë së fundmi dhe ushtria e vendit. Qindra trupa, e dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nga ujërat dhe janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Gjendja e rënduar çoi në rajonin e prekur edhe vetë kryeministrin Narendra Modi , i cili mbërriti me avion në zonat e goditura e u takua me autoritetet lokale për të diskutuar krizën.

Jave të tëra shirash të dendur musonike rrëshqitje të dheut dhe vërshime të dhunshme ujrash në vend ndërsa parashikimet e zymta kanë detyruar zyrtarët të japin alarmin e kuq. Erëra të forta parashikohen gjithashtu për të shtunën dhe të dielën. Që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1.000 vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button