6 efekte negative te pilulave kontraceptive

Nuk është aq e lehtë sa duket të gjesh metodën e duhur kontraceptive për ty, por edhe atëherë kur e gjen, mund të përballesh me disa efekte anësore, në mjaft raste të pashmangshme, shkruan Bordo.al. 

Ja disa prej pasojave kryesore hormonale të kësaj terapie:

  • Fryrja

Nëse fillon ky problem, duhet të bësh kujdes me ushqimet që ha. Lër jashtë menuse tënde brokolin, lakrën e Brukselit, atë normalen dhe lulelakrën sepse ato e shtojnë fryrjen më shume. Në ruajtjen e një ekuilibri mund të ndihmojë qumështi apo kosi pa yndyrë.

  • Ndjeshmëri të shtuar të gjoksit

Nëse vëren rritje dhe dhimbje, mund t`i shtosh disa vitamina regjimit tënd të përditshëm si vitamina B, E, kalcium dhe omega 3.

Hemoragji të crregullt

Mund të kesh hemoragji në mes të periodave kur ndjek trajtim me kontraceptiv.

– Të përzjera

Është edhe ky një efekt i fshehur i trajtimeve të kësaj natyre. Ndjesia e të vjellës mund të shfaqet që në fillimin e trajtimit por lajmi i mirë është se largohet me kalimin e kohës.

-Dhimbje koke; ndeshen shpesh në raste të tilla, dhe kur gjendja bëhet keq, trajtimi duhet ndërprerë e duhet gjetur një rruge tjetër

  • Luhatje të humorit

Hormonet dhe emocionet ecin krah për krah, por më mirë të ndryshosh trajtim sesa te marrësh mjekime antidepresive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button