Erdoğan: Deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë

 Presidenti i Truqisë dhe kryetari i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve, ka deklaruar se “deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë, edhe pas kësaj nuk do të munden”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan i është drejtur me një fjalim qytetarëve të cilët e pritnin ardhjen e tij për të marrë pjesë në Kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë, që po mbahet në Ankara.

Duke rikujtuar se partia që drejton ai është është themeluar para 17 viteve, Erdoğan tha se si një parti e cila përgatitet shumë më mirë për një të ardhme më të re dhe më dinamike, ata sot i kanë dhënë mesazhe të mëdha Turqisë dhe botës.

“Ne jemi një popull i vetëm, një flamur, një atdhe, një shtet dhe përgjigjen më të mirë ndaj atyre që dëshirojnë të na përçajnë e japim edhe në votime edhe në sheshe”, është shprehur presidenti Erdoğan, duke vënë theksin se sot do t’i japin një mesazh ndryshe botës duke zhvilluar për herë të parë kongresin me sistemin e ri.

“Ne deri më sot nuk jemi përkulur askund. Ne jemi përkulur vetëm në ruku dhe sexhde para Allahut. Nësa ata kanë dollarin, ne kemi Allahun dhe ne vazhdojmë rrugën tonë me hapa të sigurtë. Deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë, edhe pas kësaj nuk do të munden. Mjafton që ju të qëndroni drejtë”, tha Erdoğan në fjalimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP