Huthit sërish shkrepin një raketë nga Jemeni drejt Arabisë Saudite

Mbrojtja kundër ajrore e Arabisë Saudite ka rrëzuar një raketë balistike e cila ishte shkrepur nga milicia rebele Huthi ndaj qytetit saudit Najran, tranmseton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i sigurisë të Ministrisë së Brendshme, koloneli Turki el-Maliki, ka konfirmuar se sulmi është kryer nga qyteti Amran.

Ai deklaroi se raketa është shkatërruar në ajër dhe se nuk ka viktima në njerëz.

Konflikti në Jemen u përshkallëzua në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite me aleatët e saj filluan sulmet mbi bazat e rebelëve. Që atëherë Huthit drejt Arabisë Saudite kanë shkrepur 149 raketa.

Jemeni është kthyer në një arenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë, e cila në fund të viti 2014 eskaloi në luftë qytetare.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme në vend, kurse qeveria jemenase e njohur ndërkombëtarisht vepron nga qyteti port i Adenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button