230 milionë euro shtesë për autostradën Ohër-Kërçovë

Me kompaninë kineze Sinohidro për momentin po zhvillohen negociatat finale që në mënyrë intensive të vazhdojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, paralajmëroi sonte ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

“Pres që deri në fund të muajit të dorëzojmë deri te Qeveria dhe deri te Kuvendi aneks marrëveshje të reja me të cilën do të  lirohen 230 milionë euro dhe në këtë mënyrë do të intensifikohet ndërtimi. Me vetë lirimin e mjeteve të cilat do të mund t’i alokojmë nëpër zëra tëtjerë, do të mund të vazhdojë ndërtimi dhe të paguhen kompanitë të cilat punojnë në ndërtimin e autostradës”, tha Sugareski në intervistë për TV Kanal 5 dhe shtoi se realizuesit dhe nën-realizuesit edhe për momentin po punojnë në pjesën ku nuk ka probleme.

Ai theksoi se paralelisht po punohet në ri-projektimin e lëshimeve të lidhura me tunelin, rrëshqitjen e dheut dhe rrugët e kalueshme.

Për autostradën Shkup-Shtip, afati i të cilit për realizim skadon më 30 shtator të këtij viti, tha se pret që të përfundojë me kohë.

“Kishim takim me Sinohidro dhe nën-realizuesit dhe pritjet tona janë se deri më 30 shtator kjo autostradë do të përfundojë tërësisht dhe lëshohet në përdorim”, potencoi Sugareski.

Për momentin, shtoi, intensivisht po punohet edhe në rrugën e shpejtë Kriva Pallankë – Rankovcë. Ka intensifikim edhe të aktivitetit në pjesën nga Kriva Pallanka deri në kufi, ku do të rikonstruohen pesë kilometra, ndërsa në tetë kilometra do të ndërtohet drejtim i ri rrugor.

Sugareski i porositi qytetarët se janë të sigurta të cilët urat të cilat janë ndërtuar në rrugët shtetërore dhe janë në kompetencë të shtetit.

“Në Korridorin 10 NATO i ka rikonstruuar të gjithë urat, ndërsa në Korridon 8 në vijim është rikonstruim sipas të gjithë standardeve evropiane i pesë urave në rrugën Kërçovë-Gostivar, ndërsa së shpejti do të sanohen shtatë ura tjera”, theksoi Sugareski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP