Ditë e hapur e ARM-së për qytetarët

Me rastin e ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 gushti, sot në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, nga ora 10 deri në ora 14 do të ekspozohen pajisje ushtarake, teknike dhe pajisje të ARM-së dhe aktivitete të shumta të pjesëtarëve të ARM-së.

Qytetarët do kenë mundësi që përskaj mjeteve materiale-teknike, automjeteve luftarake dhe armatimit të ARM-së, të njoftohen edhe me helikopterin ushtarak MI-8/18.

Si pjesë e programit do të demonstrohen edhe aftësitë luftarake të pjesëtarëve të batalionit për operacione speciale “Ujqit”, si dhe fluturimin e helikopterit ushtarak MI-8/18.

Në ceremoninë e djeshme u zgjodh edhe shefi i ri i Shtatmadhorisë së ARM-së. Kjo detyrë iu besua gjeneral majorit Vasko Gjurçinovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP