Rexhep Selimi: Nëse dalin më shumë se 20 mijë ushtar unë ua jap rrogën

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte as edhe një ushtar më shumë se 20 mijë. Nëse dalin më tepër, ish-drejtuesi i drejtorisë së operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, tani deputet në Kuvendin e Kosovës premton se do t’ua jap rrogën vetë.

Në një deklarim për inFokus, Selimi shprehet i shqetësuar për fryrjen e listave të veteranëve të luftës.

“…me e marr në total nuk del asnjë ushtarë më tepër se 18 mijë ushtarë në UÇK duke përfshirë edhe të mobilizuarit në kufi dhe operacionin shigjeta. Çka dalin më shumë së 20 mijë ushtarë bimi mu edhe unë ua jap rrogën”, thekson Selimi.

Sipas tij, në tërë Kosovën kanë ekzistuar 7 zona operative: Zona e Drenicës, Pashtrikut, Dukagjinit, Shalës, Llapit, Neredimës dhe Karadakut, shkruan inFokus.

“Këto 7 zona kanë pasur disa brigada nën komandën e vet sipas nevojës. Zona operative e Drenicës ka pasur 4 brigada, e Pashrtikut 6 brigada, Dukagjinit 8 brigada, Shalës 2 brigada, Llapit 3, Neredimës 2 dhe Karadakut ka pasur 1 brigadë”, konfirmon ish udhëheqësi i UÇK-së.

Të gjitha këto sipas tij, nuk kanë pasur numër të madh të ushtarëve. Më e madhja ka qenë ajo 138 “Agim Ramadani”, shkruan inFokus.

“Ka pasur brigada që ka pasur 100 ushtarë ndërsa ka pasur brigadë që ka pasur 1 mijë e 500 ushtarë por jo më shumë, përjashtuar brigadën 138 ‘Agim Ramadani’ e cila ka pasur një fluks më të madh të ushtarëve”.

Selimi, i cili doli për herë të parë publikisht me uniformë të UÇK-së shprehet i shqetësuar me falsifikimin që po i bëhet historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan inFokus.

“Kësaj çështje si deputet dhe si ushtar i UÇK-së do ti shkoj deri në fund. Unë personalisht nuk kam salikuar farë për veteran të luftës dhe e kam bërë publike se nuk do të aplikoj derisa të jem i bindur se kam të bëjë me një komision dhe ligj të mirëfillt”, shprehet Selimi.

Ai thotë se nuk do të mund të bëhet pjesë e ndërmarrjes kriminale, sic e quan ai falsifikimin e historisë.

“As nuk kam aplikuar as nuk kamë dhënë dëshmi për dikë. Madje i kam mbet shumëkujt borxh duke u thënë se nuk do të jap nënshkrime sepse për mua falsifikimi i historisë së UÇK-së është ndërmarrje kriminale”, përfundon Selimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP