Kosnett: Kosova ka të drejtë t’i ketë forcat e saj të armatosura

Si çdo shtet sovran, edhe Kosova ka të drejtë t’i ketë forcat e saj të armatosura dhe për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me autoritetet e Kosovës në krijimin e forcave mbrojtëse, ka thënë Philip Kosnett, kandidat për ambasador të ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.

Kosnett është emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ambasador i ardhshëm në Kosovë.

Ai të enjten është paraqitur para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të disa senatorëve. Pos tjerash, ai ka folur edhe për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, njofton REL.

Ai ka thënë se edhe Kosova, sikurse çdo shtet tjetër, ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj.

“Do të punoj në mënyrë që Kosova të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Si çdo vend tjetër, edhe Kosova e ka të drejtën e vet sovrane t’i ndërtojë forcat e saj të armatosura për mbrojtjen e vet. Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese në NATO, me mandat mbrojtës të limituar”.

“Kosova duhet të qëndrojë në bashkëpunim të ngushtë me ne dhe të vazhdojë shtrirjen e saj dhe të flasë edhe me serbët e Kosovës, që të garantojë një tranzicion të suksesshëm. Nëse unë konfirmohem si ambasador, do të punoj me aleatët e NATO-s dhe Kosovën që t’i krijoj Forcat e Armatosura të Kosovës që të jenë të afta, gjithëpërfshirëse dhe një forcë që ndikon në stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Kosnett.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button