Me moton “Boll Ma”, në Ferizaj është protestuar kundër dhunës në familje (FOTO)

Me emrat e 101 grave të vrava të vendosura në këto pankarta është mbajtur edhe një protestë kundër dhunës në familje.

Në Ferizaj, të premten, u kërkua që të ndalohet praktika e policisë që rastet e dhunës në familje t’i trajtojë si vepër penale lëndim i lehtë trupor, raporton KTV.

E në rastet kur policia nuk e kryen punën si duhet, duhet xhiruar fshehurazi, u tha nga aktivistet për të drejtat e grave.

Akuza të shumta u hodhën në drejtim të pushtetarëve, për të cilët u tha se kanë instaluar një sistem ku kemi polici pa siguri e ligje pa drejtësi.

Marshi i nisur nga komuna e Ferizajt vazhdoi deri te Policia e Kosovës, për të përfunduar te Gjykata Themelore e Ferizajt, ku u vendosën pankartat dhe emrat e viktimave të dhunës në familje.

E të dhënat e Policisë së Kosovës flasin për rritje të statistikave të dhunës në familje.

Vetëm gjatë muajit të shkuar, sipas këtyre të dhënave, janë shënuar 123 raste të dhunës në familje. Ndërsa, brenda 8 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 628 raste.

Protesta “Boll ma”, foto: Goga Bardha

Protesta “Boll ma”, foto: Goga Bardha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP