Është shfuqizuar këshilli për verifikimin e fakteve dhe përgjegjësive të gjykatësve

Do të shfuqizojmë Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësive të gjykatësit.

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi edhe se do të shfuqizojë këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin e tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 232), është realizuar. 

Në janar të këtij viti (2018) Kuvendi i RM-së shfuqizoi Këshillin për verifikimin e fakteve, i cili u formua në shkurt të vitit 2015 kur për këtë qëllim u miratua ligj i posaçëm. Në seancën e mbajtur me 11 janar (2018) parlamenti me propozim të Qeverisë miratoi Ligjin për përfundimin e vlefshmërisë së ligjit për këshillin për verifikim të fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit, me çka ai edhe u publikua në “Gazetën zyrtare”. Sipas arsyetimit të propozuesit (Qeverisë):

Praktika ka treguar se formimi i një trupi të këtillë profesional për ngritjen e procedurave për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve, nuk e kanë realizuar qëllimin e themelimit, por përkundrazi, i njëjti është formuar duke mos u bërë analizë e plotë e mungesave në Ligjin për këshill gjyqësor gjë që ja rezultuar me raport negativ nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe vërejtjet e Komisionit të Venecias. 

Me 28 dhjetor të vitit 2017, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të hidhet kompetenca të cilin e kishte këshilli për verifikim të fakteve në Këshillin gjyqësor.

Se është shfuqizuar ky trup në sistemin gjyqësor është theksuar edhe në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e partë të mandatit të saj (të prezantuar me 30.05.2018), ku në faqen 13 thuhet:

U shfuqizua Këshilli për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë disiplinuese të gjykatësve, ndërsa u kthye kompetenca e Këshillit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button