Turqi: Punëtori vret dy kolegë dhe plagos pesë të tjerë

Një punonjës në zyrën e një kleriku mysliman në Turqi ka hapur zjarr në drejtim të kolegëve të tij, para se ta kthente armën në drejtim të vetes dhe me këtë rast, ai ka dështuar ta vrasë veten, transmeton REL. 

Në këtë incident, janë vrarëdy persona, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe të armatosurin, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

Agjencia citoi zyrtarët, të cilët thanë se sulmuesi kishte probleme psikike.

Raportohet se gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve është e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP