Për një lëkurë perfekte, konsumoni këto ushqime!

Ka shumë mundësi që rritja e temperaturave dhe poleni këto muaj ndikojnë në lëkurë. Ndërsa kalojmë nga një hidratues më i lehtë dhe pastrimi i fytyrës çdo natë ndihmon përsëri një pjesë e ‘puzzle-it’ neglizhohet: dieta. Sipas dietologes Kimberly Snyder,mund të filloni të kujdeseni për lëkurën tuaj në thjesht një javë duke konsumuar këto ingredient natyral të cilët ndihmojnë të keni një çehre më të mirë. Pastaj ne jemi çfarë hamë, shkruan Bordo.al.

Limoni- fillojeni ditën duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me limon esëll pasi ndihmon aparatin tretës dhe mëlçinë të largojë mbetjet më shpejt.

Patate të ëmbla- të shtosh në dietë këtë përbërës të pasur në beta- carotene dhe vitaminë A dhe C ju ndihmon në shkëlqimin e lëkurës.

Bajame- përveç se janë të shëndetshme bajamet janë dhe një ushqim bukurie pasi vitamin E që përmbajnë shërben si një antioksidant i cili zbukuron lëkurën por edhe lufton dëmtimin e saj nga rrezet ultra-violet.

Farat shia- këto fara të cilat luftojnë radikalet e lira përmbajnë minerale dhe fibra dhe gjithashtu balancën perfekte të acideve thelbësore yndyrore që i japin lëkurës shkëlqim.

Ananasi- kur lëkura juaj ka nevojë të duket mirë ky është fruit i mrekullisë dhe ka shije fantastike. Ananasi i jep përftime lëkurës duke përmirësuar tretjen, ul inflamacionin dhe largon toksinat nga trupi gjithashtu ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Panxhari- antioksidantët e fuqishëm që gjenden te panxhari parandalojnë shenjat e plakjes. Kombinimi i mineraleve dhe vitaminave stimulojnë riparimin e qelizave dhe parandalojnë krijimin e rrudhave.

Fiku- farat e vogla të këtij fruit ndihmojnë në pastrimin traktit digjestiv dhe mukusit një process i cili ndihmon në “shkëlqimin” e brendshëm.

Spinaqi- Spinaqi është i pasur në vitamin A, shumë i nevojshëm për rritje të lëkurës dhe flokëve por ka edhe vitamin C i cili ndihmon në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit.

 

Burimi/Dailymail

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP