Vazhdojnë konfliktet intensive mes DEASH-it dhe regjimit në Siri

Organizata terrorsite DEASH po ndërmerr sulme intensive ndaj forcave të regjimit në rajonin Dejrizor, i cili ndodhet në kufirin mes Sirisë dhe Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë në Dejrizor mësohet se DEASH-i po sulmon forcat e regjimit në perëndim të Eufratit, rajon i cili ndan në dy pjesë Dejrizor-in.

Sulmet që filluan të intensifikohen nga 10 gusht po zhvillohen kryesisht në orët e natës në fushën e naftës Tejim, shkretëtirën Majadin dhe zonat Kurije dhe Ashara.

Burimet kanë bërë të ditur se DEASH mbrëmë ka sulmuar në shkretëtirën Majadin, ku si pasojë të një konflikti me regjimin që ka zgjatur 6 orë njoftohet se janë vrarë 20 persona nga forcat e regjimit.

Ndërsa në konfliktet që ndodhën javën e kaluar patën humbur jetën të paktën 10 ushtarë të regjimit.

Aktualisht rajoni Dejrizor në kufi me Irakun është i ndarë në rajone të dominuara mes regjimit, organizatës terroriste YPG/PKK dhe DEASH-it.

Teksa regjimi ka nën kontroll pjesën perëndimore të lumit Eufrat, organizata YPG/PKK ka nën okupim pjesën lindore të tij që është e pasur me burime të energjisë. Ndërsa DEASH-i ka nën kontroll një pjesë të vogël që është e rrethuar nga YPG/PKK-ja në pjesën pranë kufirit me Irakun.

Organizata terroriste DEASH sulmet e saj kundër forcave të regjimit në Dejrizor i kryen nga pjesa jugore e qytetit dhe territoret që ka nën kontroll në shketëtirën e Homsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button