“Bombë”, Stavrevski për drejtorët e VMRO-së: Po të mos ishte Mile, drejtorët nuk do të punonin fare

Ish-ministri Zoran Stavrevski aspak nuk ka qenë i kënaqur nga angazhimi i drejtorëve gjatë kohës së fushatës në zgjedhjet e vitit 2011. Ai në një bisedë telefonike i është ankuar koleges Gordana Jankullovska se po të mos kishte qenë Mile Janakieski, i cili atëherë ka qenë shef i fushatës zgjedhore, drejtorët nuk do të lëviznin, transmeton Portalb.mk.

“Po të mos ishte Mile, nuk do të lëviznin. Rinë në zyre dhe pinë kafe. Në katër vite, 20 ditë kanë diçka të mbledhin dhe për asgjë nuk janë”, i tha me nervozë Stavrevski Jankullovskës.

Në Gjykatën Penale dëgjohen “bomba”, gjegjësisht biseda të përgjuara për rastin “Titanik” që ka të bëjë me mashtrimet zgjedhore të vitit 2011 dhe 2013.

“Bombë”, Jankulloska për fushatë partiake ka kontrolluar nëse gruaja e Cërvenkovskit ka shtëpi në Kroaci

“Bombë”, Jankulloska dhe Protogjer: Patjetër t’i padisim gazetarët, nuk mund të luftojmë me A1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button