Mbyllen 3 lokale në Jalë, ushqimi ruhej në kushte skandaloze (FOTO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se i ka vene drynin 3 lokaleve ne Jalë, nje nga zonat me te frekuentuara gjate veres nga turistet si vendas edhe te huaj. Kjo për shkak të shkeljeve të rënda të standarteve të sigurisë ushqimore.

Sië njofton AKU, gjatë aksionit që po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet ne njoftim.

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button