Zaev takohet me KSHZ-në: Të gjithë institucionet janë të obliguar të bashkëpunojnë për referendumin

“Referendumi është obligim me karakter të rëndësishëm shtetëror. Të gjithë institucionet janë të obliguara që të bashkëpunojnë me Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Edhe Qeveria është në dispozicion, në nivel parimor, në pajtueshmëri me ligjet dhe autorizimet, të sigurojë realizim të nevojave ligjore të KSHZ-së dhe atë do ta bëjmë”, tha sot kryeministri, Zoran Zaev, në takim me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Zaev porositi që të gjithë të kenë përgjegjësi profesionale dhe t’u përgjigjen detyrave të tyre.

“Besoj se çdokush e di përgjegjësinë njerëzore dhe profesionale për këtë proces të rëndësishëm. Jemi të obliguar që të gjithë në mënyrë profesionale ta kryejmë punën”, deklaroi Zaev.

Derkovski dhe anëtarët e KSHZ-së, kanë theksuar se punojnë në mënyrë profesionale, por edhe të kursyeshme. Ata thanë se në mënyrë dinjitoze u përgjigjen të gjitha obligimeve ligjore përpara qytetarëve.

Në takim është folur edhe për fushatën zgjedhore mediatike lidhur me referendumin, për nevojat e respektimit të dispozitave ligjore lidhur me fushatën, por edhe mjetet financiare që i janë të nevojshme Kuvendit për zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button