Fushata e referendumit: Urrejtja mes qytetarëve është e prekshme, partitë të bëjnë kujdes

Urrejtja, përçarja dhe ndasitë qytetare janë të dukshme në Maqedoni sa mund të preken, por partitë politike duhet të bëjnë kujdes në gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës për referendumin, kështu vlerësuan profesoresha universitare, Besa Arifi dhe analisti politik, Petar Arsovski, shkruan Portalb.mk.

Profesoresha universitare Besa Arifi vlerësoi se urrejtja qytetare është e prekshme, dhe shtohet më shumë me skandalet në të cilat janë përfshirë udhëheqësit aktual qeveritar, por sipas saj, hendeku qytetar mund të tejkalohet nëse Qeveria e Maqedonisë dënon fajtorët e skandaleve korruptive.

“Urrejtja, përçarja dhe ndasia mes qytetarëve është aq e dukshme sa që mund ta prekësh. Me veprime të tilla si protestat kundër krijimit të qeverisë së re të vitit 2017, me protestat kundër Ligjit për përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018 dhe përfundimisht, me kampanjën kundër Marrëveshjes ne Greqinë hendeku mes qytetarëve të konfrontuar sa vjen e shtohet. Këtij procesi i ndihmon shumë edhe fakti se disa nga funksionarët e qeverisë aktuale nuk e kanë fare të qartë se nëpër çfarë momentesh delikate kalojmë. Përkundër të gjitha pritshmërive, ata përfshihen në skandale korrupsioni, që përkrahësve të regjimit të mëparshëm u japin material për të thënë se të gjithë janë të njëjtë, ndërsa atyre që rrëzuan regjimin ua humbin shpresat se ndryshimi vërtetë mund të ketë ndodhur. Një përçarje e përmasave të tilla dihet se në mullirin e kujt çon ujë: të atij që udhëhiqej nga parimi përçaj e sundo, i cili rin në hije dhe pret momentin e rishfaqjes në skenë. Prandaj ajo që nevojitet më shumë se kurrë është që pushteti i tanishëm të mos tolerojë skandalet e korrupsionit në radhët e veta dhe të mare masa të shpejta për ndriçimin e tyre dhe për dënimin e fajtorëve”, vlerësoi Arifi në kolumnen “Gruevski iku, por lufta me gruevizmin nuk ka mbaruar“.

Kurse analisti politik, Petar Arsovski vlerësoi se edhe pse në praktikë debati për referendumin sillet rreth çështjeve etnike dhe gjuhës së urrejtjes, ndaj kësaj të fundit partitë politike do të kenë kujdes.

Sipas Arsovskit, arsyeja se partitë politike do të kenë kujdes, është sepse procesi i referendumit vëzhgohet nga faktori ndërkombëtar.

“Në këtë referendum mendoj se partitë do të kenë kujdes në gjuhën e urrejtjes. Kjo sepse faktori ndërkombëtar e ndjek këtë proces. Nuk besoj se do të kemi fushatë të pastër negative apo kundërshtuese, përveç këtyre iniciativave të cilat lidhen me Qeverinë dhe me strukturat e tjera politike”, tha për Portalb.mk, Arsovski.

LEXO: ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar
LEXO: Gjuha e urrejtjes në Maqedoni kushton 1 mijë euro, e në Bosnje 150 mijë euro

Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes në Maqedoni është përdorur në masë të madhe nga liderët partiak për përfitime të pikëve politike, e kurse për të njëjtën nuk është zhvilluar asnjë epilog gjyqësor. Gjuha e urrejtjes “ujitet” në Maqedoni edhe nga dënimi i cili arrin vlerën deri 1 mijë eurove, derisa i njëjti në Bosnje e Hercegovinë është 150 mijë euro.

LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?
LEXO: Urrejtja “vlon” në Maqedoni, Prokuroria dhe Gjykata heshtin (FOTO)
LEXO: Gjuha e urrejtjes, problem shqetësues në Maqedoni
LEXO: MPB: Dhunuesit e djaloshit të vrarë do të japin përgjegjësi, të mos kërkohet prapavijë etnike

Përndryshe, gjuha e urrejtjes në vitet 2013-2018-të, u shndërrua në gjuhë normale e komunikimit për shumë persona publik, gazetarë, tifo grupe, funksionarë e qytetarë nëpër rrjetet sociale, media e protesta. Edhe përkundër kësaj, kjo vepër penale shumë pak është detektuar dhe paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ende më keq, askush nuk është dënuar për një vepër për të cilën parashikohet nga 1 deri më 5 vite burg.

Sipas statistikavepër 5 vitet e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar vetëm 29 raste të gjuhës së urrejtjes, edhe pse gjuha e urrejtjes është kryefjala e protestave në Maqedoni.

Sipas të dhënave, në vitin 2013-të ka pasur vetëm 4 raste, në vitin 2014 – 3 raste, në vitin 2015 – 5 raste, 2016 – 3 raste, 2017 – 6 raste, ndërkaq numri është rritur gjatë këti viti, gjegjësisht vetëm për gjysmë viti pra, prej në janar deri në qershor ka pasur 8 padi për gjuhë të urrejtjes.

Komisioni i Venedikut, Qeveria të mos bëj fushatë partiake për referendumin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP