Koleksioni i Massimo Dutti, verë-vjeshtë 2012

Bëhuni gati për të qenë në qendër të vëmendjes si dhe të pasuroni gardërobën tuaj me veshjet më trendi që kanë dalë këtë sezon. Këtë mundësi jua ofron vetëm koleksioni nga Massimo Dutti!

Në qoftë se jeni tipi i vajzës që e ndjek modën, atëherë ka ardhur koha që të shpenzoni pak nga llogaria juaj. Dëshironi të argëtoheni në diell si dhe të jeni në qendër të vëmendjes? Atëherë hidhini një sy koleksionit më të ri Pranverë-Verë 2012; aty do keni mundësinë të gjeni rrobat më të bukura për momentin.

Shumëllojshmëria e modeleve nuk duhet t’ju hutojë, mjafton që t’i keni idetë e qarta, si dhe të ruani stilin e thjeshtë të kombinimit me një elegance të veçantë. Këtë mundësi jua ofron në mënyrën më perfekte të mundshme vetëm koleksioni “Qershor 2012” nga Massimo Dutti.
Xhaketa, këmisha të qëndisura, pantallona, funde elegantë, dantella mëndafshi, sandale klasike, çanta praktike, të gjitha këto janë gjëra që ju nevojiten për të qenë rrezëllitëse në një ditë me diell./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button